Ta bëjë më të lehtë punën e specialistëve të Liçensuar për realizimin e punimeve kadastrale
Të ndihmojë në procesin e zbatimit korrekt të standarteve që janë vendosur dhe do të vendosen në aktet ligjore dhe nënligjore mbi të cilat kryhet veprimtaria e punimeve kadastrale në Shqipëri
Në kuadër të bashkëpunimit të Shoqatës së Gjeodetëve me Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, të kontribuojë për të rritur nivelin e profesionalizmit dhe përgjegjësisë në punët kadastrale
Të risë nivelin e pjesëmarrjes dhe kontributit të anëtarëve të Shoqatës së Gjeodetëve në gjithë veprimtarinë e saj.
Mundëson hedhjen e të dhënave korrekte për seksionin ABR të Kartelës së Pasurisë së Paluajtshme. Baza e të dhënave që trajton iKadaster, nuk përmban të dhëna sensitive që lidhen me pronësinë. | |
iKadaster mundëson trajtimin e parcelës së pasurisë sipas versionit që paraqitet në hartën kadastrale në ASHK, dhe gjithashtu sipas matjeve të realizuara në terren. Kjo zgjedhje mundëson respektimin korrekt të standardit teknik në fuqi, dhe gjithashtu krijon mundësinë e përmirësimit të hartës kadastrale nëpërmjet planeve të rilevimit | |
Akses për Zyrat e ASHK, në mënyrë që të krijojë mundësinë e përdorimit në kohë reale të informacionit dixhital të matjeve fushore që realizohen nga specialistët e liçensuar të punimeve kadastrale | |
Shoqata e Gjeodeteve të mund të realizojë nëpërmjet këtij sistemi, trajnim të anëtarëve të saj dhe gjithashtu kontroll e asistencë në funksion të rritjes së profesionalizmit në punimet kadastrale | |
Secili specialist i liçensuar për punime kadastrale do të ketë të drejtë të menaxhojë, shikojë, ndryshojë vetëm të dhënat që ai vetë i krijon. Çdo përdorues i iKadaster, nuk ka të drejtë të shikojë apo të përdorë të dhëna që janë krijuar nga përdorues të tjerë të sistemit | |
iKadaster mundëson përdorimin e të gjitha shërbimeve të hartave të gjeoportalit shtetëror të ASIG, dhe gjithashtu transformimin e koordinatave në të gjitha sistemet koordinative | |
iKadaster funksionon në aparate mobile |
Lehtësi e siguri në përdorimin e hartave
Organizim dokumentacioni
Analizë e sipërfaqeve të pasurive
Printim i planeve sipas standartit të ASHK dhe jo vetëm
Manualin e përdorimit të sistemit iKadaster mund ta lexoni tek linku: iKadaster manual përdorimi. Trajnime kolektive organizohen nga Shoqata e Gjeodeteve rast pas rasti.