KUSHTET E PËRDORIMIT
Portali kadaster.al është krijuar si një portë, nëpërmjet së cilës çdo person i interesuar mund të marrë shërbime nëpërmjet internetit me një sistem tip Web-GIS Server-Klient, për të realizuar nevojat që ka në biznesin e tij në fushën e hartave dhe të regjistrimit të pasurive të paluajtshme.

KUSHTET E PËRGJITHSHME

Shërbimi me Sistemin “iKadaster” realizohet nga kompania me kapitale private INVENT sh.p.k. e cila është themeluar në vitin 2013 dhe është regjistruar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit (QKR) në datën 15/08/2013.
Objekti kryesor i veprimtarisë të INVENT është: Prodhim programesh kompjuterike në fushat e punimeve topogjeodezike, gjeodezi Inxhinierike, hartografi, fotogrametri, sistemet e informacioneve gjeografike (WEBGIS), pasuritë e paluajtshme etj. Shërbime në fushën e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (TIK), etj.
Ky lloj shërbimi bazohet në rregulla dhe ligje me të cilat operon biznesi në Republikën e Shqipërisë.

SIGURIA

Gjatë regjistrimit, përdoruesve të portalit iKadaster njëkohësisht u është kërkuar pëlqimi paraprak për çdo person fizik ose juridik, i cili kalon në proçesin e autentifikimit dhe identifikimit për garantimin e besueshmërisë dhe sigurisë në ofrimin e shërbimeve individuale. Duke u regjistruar tek iKadaster përdoruesi njëkohësisht ka autorizuar INVENT që ta kontaktoje atë në lidhje me llogarinë e tij, ta informojë me informacion ndihmues për përdorimin e sistemit dhe gjithashtu ta informojë për ndryshimet që ndodhin.

Sistemet e sigurisë që aplikohen nga INVENT janë të mbrojtura dhe të mbështetura me Certifikata sigurie.

TË DHËNAT PERSONALE

Në përputhje me Ligjin e Mbrojtjes së të Dhënave Personale, të dhënat personale ruhen në sistemin e portalit ekskluzivisht me lejen e përdoruesit dhe në kuadër të nevojës për funksionimin e portalit dhe shërbimeve të tij. Duke plotësuar të dhënat e tij për identifikim dhe krijuar llogarinë përkatëse në portal, përdoruesi pajtohet me kushtet e përdorimit të portalit dhe jep pëlqimin që, të dhënat personale do të përpunohen dhe ruhen në sistemin informatik të portalit. Detajet e ruajtura në portal do të ruhen dhe përpunohen nga administratori i portalit dhe ofruesit e shërbimit përkatës ekskluzivisht për qëllime të ofrimit të shërbimit.

Për më tepër informacion referojuni rubrikës “Politikat e Privatësisë”

TË DHËNAT TEKNIKE

Të dhënat teknike të ruajtura në këtë sistem nuk do të bëhen të qasshme në formë të personalizuar për të tretët. Për identifikimin e sesionit të përdoruesit do të përdoren “cookies”. Konsiderohen si detaje teknike të dhënat e mëposhtme:

  • Adresa IP e përdoruesit;
  • Identifikimi i “web-browser” të përdoruesit;
  • URL-në e web-faqes që i adresohet portalit;
  • Faqen URL të portalit, të cilit përdoruesi i është adresuar;

Në përputhje me ligjin “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të”

  • Riprodhimet për qëllime komerciale ose reklamuese nuk do të lejohen, me përjashtim kur ka marrëveshje me INVENT.
  • Përdorimi i të njëjtave zgjidhje që ka Aplikuar Invent ne sistemin iKadaster nuk lejohet të përdoret nga persona apo kompani të treta për qëllime komerciale.

LEGJISLACIONI MBI KRIMIN KIBERNETIK

Shqipëria ka ratifikuar prej vitit 2002, “Konventën për Krimin në Fushën e Kibernetikës”. Konventa aktuale është e nevojshme për të frenuar veprimet e drejtuara kundër konfidencialitetit, integritetit dhe disponueshmërisë të sistemeve kompjuterike, rrjeteve dhe të dhënave kompjuterike, sikurse dhe keqpërdorimit të këtyre sistemeve, rrjeteve dhe të dhënave, nëpërmjet sigurimit që kjo veprimtari e tillë të kriminalizohet, sikurse përshkruhet në këtë Konventë, dhe nëpërmjet krijimit të forcave të mjaftueshme për luftimin efektiv të këtyre veprave kriminale, duke lehtësuar zbulimin, hetimin dhe ndjekjen penale të këtyre veprave penale në të dyja nivelet kombëtare dhe ndërkombëtare dhe duke siguruar marrëveshjet për bashkëpunim ndërkombëtar të shpejtë dhe të besueshëm.

TË TJERA

Ky dokument duhet kuptuar në përputhshmëri me Kushtet e Përgjithshme të kësaj faqeje.

INVENT rezervon të drejtën që të ndryshojë apo modifikojë këtë dokument në çdo moment, në zbatim të çdo ndryshimi të mundshëm të legjislacionit.