iKadaster mundëson regjistrimin e Pasurive të Paluajtshme
iKadaster jep zgjidhje në ambientin specifik të Shqipërisë

Individë

Përdoruesat individë janë të lejuar të përdorin sistemin iKadaster thjesht duke u regjistruar dhe menaxhuar vetë rregullat e aksesit të sigurt. Përdoruesi individ është vetë përgjegjës për përdorimin e informacioneve konfidenciale sipas ligjeve në fuqi.

Publik

Përdoruesat publikë si ASHK, Bashki, Gjykata, të cilët kanë të drejta të trajtimit të informacioneve masive, duhet të bëjnë marrëveshje të posaçme, që lidhen me shërbime specifike, rregullat e trajtimit të informacioneve konfidenciale, gjithashtu importin dhe integrimin e të dhënave ekzistuese dixhitale masive.
   Në rastin e punëve me të dhëna masive, iKadaster shoqërohet me aplikacion të posaçëm për mobile “iKadaster-Foto”, që mundëson fotografimin e duhur të kartelave të pasurive dhe dokumentave të referencës.

Fushëveprimi

Regjistrim i pasurive të paluajtshme bashkë me historikun e ndryshimeve

Regjistrim i pasurive në momentin e privatizimit

Regjistri i personave

Regjistri i familjeve bujqësore dhe i AMTP-ve

Regjistri i parcelave “mëmë” bujqësore të privatizuara me ligjin 7501

Regjistrim i pronave në proçesin e kthim-kompensimit dhe në gjykata

Printim i standardizuar i planeve të rilevimit për pasuritë e paluajtshme

Printim i standardizuar i bilancit kadastral të familjes bujqësore

Printim i standardizuar i bilancit kadastral të parcelës mëmë (Blloku Kadastral)

Printim automatik i kartelës manuale të pasurisë

Proçese që mbulon

Aktiviteti i planeve të rilevimit.
Regjistrim fillestar masiv i pasurive të paluajtshme.
Përmirësim-Përditësim i të dhënave ekzistuese.
Vlerësim dhe konfirmim i titujve (AMTP) të krijuar në bazë të ligjit 7501.
Regjistrim i tokave bujqësore dhe gjenerim i AMTP-ve në rastet kur mungojnë.
Regjistrim i pronave në funksion të kthim-kompensimit dhe konflikteve gjyqësore.
Regjistrim fillestar në zonat pyjore dhe kullosore.
Regjistrim i pasurive publike.
Kontroll cilësie dhe raportime.

Veçori Specifike

Objekti pasuri mund të pasqyrohet me tre gjeometri:
  • Pikë kur nuk dihen kufijtë e pasurisë
  • Poligon "HTR" pozicioni i kufirit sipas hartës ekzistuese në ASHK
  • Poligon "PLG" pozicioni i kufirit sipas matjes më të fundit
Mundëson hedhjen e poligonit të pasurive në lartësi (apartamente, njësi), dhe si rrjedhim realizon kontrollin e mbulimit të sipërfaqeve brenda një kati të ndërtesës.

Leverdia e përdorimit

Lehtësi e siguri në përdorimin e hartave

Organizim dokumentacioni

Kontroll cilësie

Analizë e sipërfaqeve të pasurive

Trajnimi

  • Në rastin e përdorimit të sistemit për procese masive, është e nevojshme të organizohen trajnime që lidhen me logjikën dhe zgjidhjet që ka aplikuar INVENT në këtë sistem, në funksion të automatizimit të proceseve dhe kontrollit të cilësisë, i cili është pjesë integrale e sistemit.

Një shpjegim të shkurtër mbi funksionimin e sistemit mund ta lexoni tek dokumenti: Organizimi dhe funksionalitetet e Aplikacionit.