POLITIKAT E PRIVATËSISË
Shërbimi me Sistemin “iKadaster” realizohet nga kompania INVENT sh.p.k. e cila është themeluar në vitin 2013 dhe është regjistruar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit (QKR) në datën 15/08/2013

Objekti kryesor i veprimtarisë të INVENT është:

Prodhim programesh kompjuterike në fushat e punimeve topogjeodezike, gjeodezi Inxhinierike, hartografi, fotogrametri, sistemet e informacioneve gjeografike (WEBGIS), pasuritë e paluajtshme etj. Shërbime në fushën e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (TIK), etj.

OBJEKTI I KËSAJ RREGULLOREJE

Kjo rregullore ka për objekt informimin e subjekteve të të dhënave personale mbi mënyrën e mbledhjes, përpunimit, përhapjes, ruajtjes dhe masave të sigurisë që janë marrë për të dhënat e tyre në portalin iKadaster.

Bazuar në:
  • Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.
  • Ligjin Nr.9887 datë 10.03.2008 Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
  • Ligjin Nr.9918 datë 19.05.2008 Për Komunikimet Elektronike dhe Postare, si dhe aktet e tjera nënligjore në plotësim.

Administratori i portalit (kadastër.al), kryen përpunimin e ligjshëm të të dhënave personale duke respektuar dhe garantuar të drejtat dhe liritë themelore të njeriut dhe në veçanti të drejtën e ruajtjes së jetës private.

MBROJTJA E TË DHËNAVE

Mbrojtja e të dhënave bazohet në:
  • Përpunimin në mënyrë të drejtë dhe të ligjshme.
  • Grumbullimin për qëllime specifike, të përcaktuara qartë, e legjitime dhe në përpunimin në përputhje me këto qëllime.
  • Mjaftueshmërinë e të dhënave, të cilat duhet të lidhen me qëllimin e përpunimit dhe të mos e tejkalojnë këtë qëllim.
  • Saktësinë që të dhënat duhet të kenë dhe, kur është e nevojshme, duhet të përditësohen duhet ndërmarrë çdo hap i arsyeshëm për të fshirë apo korrigjuar të dhëna të pasakta apo të paplota, në lidhje me qëllimin për të cilin janë mbledhur apo për të cilin përpunohen më tej.
  • Mbajtjen në atë formë, që të lejojë identifikimin e subjekteve të të dhënave për një kohë, por jo më tepër sesa është e nevojshme për qëllimin, për të cilin ato janë grumbulluar ose përpunuar më tej.

TË DREJTAT E SUBJEKTIT TË TË DHËNAVE

E drejta për akses:
Çdo person ka të drejtë që mbasi bën kërkesë, të marrë pa pagesë nga kontrolluesi, konfirmimin nëse të dhënat personale po i përpunohen ose jo, informacion për qëllimin e përpunimit, për kategoritë e të dhënave të përpunuara dhe për marrësit e kategoritë e marrësve, të cilëve u përhapen të dhënat personale. Kontrolluesi i jep ato në një formë të kuptueshme, dhe gjithashtu informacionin e disponueshëm për burimin e tyre. Kontrolluesi, brenda 30 ditëve nga data e marrjes së kërkesës, informon subjektin e të dhënave ose i shpjegon atij arsyet e mosdhënies së informacionit.

Kontrolluesi
INVENT sh.p.k.
Adresa: Rr. “Reshit Çollaku” P23/1, Shk. 1, Ap. 3,
1003 Tiranë, Shqipëri
Email: info@invent.al
Web: www.invent.al

E DREJTA PËR TË KËRKUAR BLLOKIMIN, KORRIGJIMIN OSE FSHIRJEN

  1. Çdo subjekt i të dhënave ka të drejtë të kërkojë bllokimin, korrigjimin ose fshirjen e të dhënave pa pagesë, kur vihet në dijeni se të dhënat rreth tij nuk janë të rregullta, të vërteta, të plota ose janë përpunuar dhe mbledhur në kundërshtim me dispozitat e këtij ligji.
  2. Kontrolluesi, brenda 30 ditëve nga data e marrjes së kërkesës së subjektit të të dhënave, duhet ta informojë atë për përpunimin e ligjshëm të të dhënave, kryerjen ose moskryerjen e bllokimit, korrigjimit apo të fshirjes.
  3. Kur kontrolluesi nuk bën bllokimin, korrigjimin ose fshirjen e të dhënave të kërkuara prej tij, subjekti i të dhënave ka të drejtë të ankohet te komisioneri.

PËRHAPJA E TË DHËNAVE PERSONALE

INVENT nuk i transmeton të dhënat tuaja personale palëve të treta, me përjashtim të rasteve kur është dhënë pëlqimi juaj shprehimisht për një gjë të tillë.

MASAT E SIGURISË NË LIDHJE ME TË DHËNAT PERSONALE

INVENT, është i ndërgjegjshëm për rëndësinë dhe sensitivitetin e të dhënave personale dhe respekton në mënyrë rigoroze masat për sigurinë që parashikohen në Ligjin Nr 9887 datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”. Kjo arrihet nëpërmjet përdorimit të teknikave të avancuara dhe moderne për të ruajtur bazat e të dhënave dhe sistemet e saj kompjuterike. Po ashtu, INVENT kujdeset që transferimi dhe regjistrimi i të dhënave të bëhet me masa të plota sigurie në përputhje të plotë me legjislacionin përkatës. Ky njoftim mbi ruajtjen e privatësisë për të arritur mbrojtjen e të dhënave personale nuk përfshin lidhjet midis kësaj faqeje dhe faqeve të tjera. Ne ju inkurajojmë të lexoni deklaratat e privatësisë në faqet e tjera të internetit që ju vizitoni pasi kushtet e këtyre faqeve mund të ndryshojnë nga ato të INVENT.

PYETJE APO ANKESA

Me anë të shpjegimit të mësipërm, INVENT shpreson t'ju ketë informuar saktësisht dhe në mënyrë të plotë rreth çështjeve të privatësisë suaj. Nëse keni pyetje, ankesa/kërkesa/ vërejtje rreth këtyre çështjeve, mos hezitoni që të na kontaktoni në adresën e mëposhtme:

Kontrolluesi
INVENT sh.p.k.
Adresa: Rr. “Reshit Çollaku” P23/1, Shk. 1, Ap. 3,
1003 Tiranë, Shqipëri
Email: info@invent.al
Web: www.invent.al

E DREJTA PËR TU ANKUAR

Çdo person, që pretendon se i janë shkelur të drejtat, liritë dhe interesat e ligjshëm për të dhënat personale, ka të drejtë të ankohet ose të njoftojë komisionerin dhe të kërkojë ndërhyrjen e tij për vënien në vend të së drejtës së shkelur. Pas këtij ankimi, në përputhje me Kodin e Procedurës Civile, subjekti i të dhënave mund të ankohet në gjykatë.
Komisionieri për Mbrojtjen e të dhënave / Rruga A. Toptani, Kati II-të. / http://www.idp.al

Në rast se subjekti i të dhënave ka bërë ankim, kontrolluesi nuk ka të drejtë të ndryshojë të dhënat personale deri në dhënien e vendimit përfundimtar.

TË TJERA

Kjo rregullore duhet kuptuar në përputhshmëri me Kushtet e Përgjithshme të kësaj faqeje.

INVENT rezervon të drejtën që të ndryshojë apo modifikojë këtë rregullore në çdo moment, në zbatim të çdo ndryshimi të mundshëm të legjislacionit në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale dhe privatësisë.